Stano: KE nuk heq rekomandimin për datën
Komisioni Europian ka rikonfirmuar rekomandimin për dhënien e datës për negociata aderuese Maqedonisë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KE-së, Peter Stano, i pyetur nga Agjencia e Lajmeve MIA lidhur me zhvillimet e opozitës në Maqedoni dhe mundësinë që ato të ndikojnë në humbjen e rekomandimit.

"Rekomandimi i KE-së për të caktuar datë për fillimin e negociatave për anëtarësim me IRJM-në, vijon të mbetet. Vendet-anëtare të BE-së përcaktuan qartas agjendën dhe hapat që duhet t’i ndërmarrë IRJM, gjegjësisht se çfarë duhet të bëjë ajo që të marrë raport të volitshëm", ka deklaruar Stano.

Ndërkohë, burime të MIA-s kanë thënë në kushte anonimiteti se raporti i KE-së do të përmbyllet nga fundi i zgjedhjeve lokale të 24 marsit.

Në fund të muajit prill dhe në fillim të muajit maj, pritet që KE të japë vlerësimin e saj, në bazë të të cilit Këshilli i Ministrave të BE-së do të vendosë nëse do t’i caktojë Maqedonisë datën e negociatave. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori