Standard: Antarët e VMRO-së nuk e duan Gruevskin
Gazeta austriake "Standard", ka publikuar një reportazh në të cilin shfaqen pamje nga protestat kundër dygjuhësisë në Maqedoni.
Reportazhi flet edhe për një 52-vjeçar, Bojan, i cili ka udhëtuar nga jashtë enkas për të marrë pjesë në protestat kundër dygjuhësisë.

"Me ligjin e ri për gjuhën, njerëzit do të jenë të detyruar për të mësuar shqip si dhe do të punësohen edhe më shumë shqiptarë në administratë," shpjegon Bojan për "Standard", përcjell "Deutsche Welle"

"Për më shumë se 20 vjet ata janë të mbrojtur nga komuniteti ndërkombëtar dhe kanë marrë çdo gjë që ata kanë kërkuar. Tani mjaft. Hillary Clinton ka humbur zgjedhjet, dhe Trump nuk është pjesë e politikës proshqiptare", tha Bojan.

"Që kur Maqedonia në vitin 2015 ra në krizën e brendshme politike, "BE dhe SHBA-të punojnë për sundimin e drejtësisë, gjë të cilës i frikësohet VMRO-ja. Por kjo parti po përpiqet ta pengojë këtë me ndihmën e presidentit Ivanov.

"Por, nuk bëhet fjalë vetëm për pushtet, por për ideologji. Një pjesë e OBRM-së janë kundërliberal dhe luftojnë në mënyrë agresive kundër të gjithë atyre që angazhohen për 'vlera evropiane'. OJQ-të dhe gazetarët sulmohen dhe ndiqen.

Qëllimi nuk është vetëm te grupet e financuara nga George Soros, por edhe te ata të cilët marrin para nga USAID. Inspektporë nga shërbime financiare, të MPB-së dhe Prokuroritë Themelore po mundohen të tregojnë parregullsi pothuajse te 20 OJQ.

Por edhe në vetë OBRM-PDUKM ka lëvizje për ndryshime. Shumë njerëz nuk duan ta ndjekin shefin e partisë, Nikolla Gruevskin, por përpiqen në kuadër në ndërrimin e pushtetit, e cila mund të ndodhë në ditët në vijim, të distancohen nga mekanizmat e tyre", shkruan "Standard". /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori