Stacioni i autobusave, përkohësisht tek ish “Rekord”
Pëlqej
Ekipet e Qytetit të Shkupit sot do të fillojnë punime ndërtimore për rikonstruksion të korsisë së fundit të komunikacionit në rrugën "Dimitrija Çupovski" para stacionitautobusave përballë Teatrit për fëmijë dhe të rinj. Korsia e komunikacionit do të rikonstruktohet në gjatësi prej 60 metrash, para dhe pas stacionitautobusave.

Gjatë rikonstruksionit stacion i përkohshëm i autobusave do të jetë stacioni i vjetër "Rekord", gjegjësisht para semaforëve në udhëkryqin midis rrugëve "Dimitrija Çupovski" dhe "Maqedonia", shkruan "MIA".

Në ripërtërirjen e korsisë do të punojnë ekipe të kompanisë ndërtimore "Beton" sh.a., ndërsa Qyteti i Shkupit për këtë intervenim do të shpenzojë rreth një milion denarë. Do të gërryhet asfalti i vjetër i thellë dhe i dëmtuar dhe do të vendosen tre shtresa asfalti.

Qyteti i Shkupit apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i përmbahen regjimit të vendosur të përkohshëm, ta respektojnë sinjalizimin e vendosur në komunikacion dhe ta aftësojnë shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve varësisht nga kushtet në rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori