Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Kërçovës
Pëlqej
Pas përkeqësimit të motit rreth 70 fshatra të Kërçovës mbetën pa rrymë elektrike ndërsa tani situata është normalizuar dhe rrugët janë bërë të kalueshme në një drejtim.

Rreth mesnatës është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave kërçovare të cilat për shkak të motit me dëborë ishin pa energji elektrike.

Nga EVN deklaruan se kanë angazhuar një numër dyfish më të madh të punëtorëve, ndërsa kushtet në terren ishin të këqija, sepse janë vende malore me terren të vështirë.

Rrugët në qytet ku pa ndërprerë kanë punuar gjashtë automjete të NP Komunalec janë të kalueshme edhe pse ka vështirësi në zhvillimin e komunikacionit.

Në Kërçovë trashësia e dëborës është rreth 40 cm derisa në mjediset rurale është dyfish më e madhe. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori