E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Sporti, simbol i bashkimit dhe paqes
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mori pjesë sot në manifestimin "Sporti si faktor për unitet, tolerancë dhe respekt" që po mbahet në Vrapçishtë të Gostivarit. Këtë projekt, kreu i shtetit e vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv në drejtim të ndërtimit të bashkëjetesës dhe zhvillimit të shpirtit sportiv.

" Atmosfera është e mrekullueshme, fëmijët shoqërohen dhe njoftohen mes vete. Nëpërmjet shoqërimit, fëmijët njoftohen me moshatarët e tyre dhe me Maqedoninë me të gjitha veçoritë e saj. Reagimet e këtij aktiviteti dhe të prindërve dhe nxënësve janë pozitive dhe ka interes që ajo të zgjerohet në qytete të tjera", tha Ivanov, citon Zhurnal.

Qëllim i këtij projekti është që të mundësojë nxënësit e shkollës fillore që përmes aktiviteteve sportive, shoqërimit, komunikimit dhe duke vizituar karakteristikat lokale kulturore të njihen më mirë me moshatarët e tyre të cilët vijnë nga komunitete të ndryshme kulturore dhe etnike, ta zhvillojnë frymën e mirëkuptimit dhe bashkjetesës. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori