Spiuni i rradhës është ish kryetar komune
Komisioni për verifikimin e fakteve në seancën e sotme lustroi ish-kryetarin e komunës së Strugës, i cili, sipas tyre, në periudhën prej vitit 1977 deri në vitin 1987 ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.

Bashkëpunimi i lustruar ka pasur pseudonimin "Vihor" dhe sipas dokumenteve të kapshme ai ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete nga shkaqet ideologjike-politike dhe ka dhënë informacione për elemente liberale dhe antivetëqeverisëse, njofton Zhurnal.

Bëhet fjalë për inxhinier të diplomuar në Ohër, i cili ka punuar në hidrocentrale në pjesën perëndimore të Maqedonisë, e pastaj është bërë edhe kryetar i Kuvendit të komunës së Strugës, funksion i cili është i barabartë me aktualin, kryetar i komunës. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2012, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori