"Spiunët" para gjyqit: Jemi të pafajshëm
Pëlqej
Ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin "Spiun".

Avokatët e të akuzuarve do t’i shpalosin fjalët përmbyllëse me të cilat pritet që ta pengojnë aktin e akuzës dhe te dëshmojnë pafajësinë të klientëve të tyre duke pohuar se janë viktima të ish-agjentit Marijan Efremov.

Prokuroria ka kërkuar nga ana e saj dënim me burg për të akuzuarit.

Ish-drejtori i Drejtorisë për pengimin e parave dhe korrupsionit, Vane Cvetanov, ngarkohet për bashkëshoqërim kriminal dhe zbulim të sekretit shtetëror.

Avokati i Efremovit pohon se prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë se klienti i tij i ka kryer veprat kriminale.

Rasti "Spiun' ka ulur në bankën e të akuzuarve 7 persona, të cilët akuzohen se kanë grumbulluar informacione, që përbëjne sekrete shtetërore dhe ia kanë dhënë agjentit Efremov, i cili i ka shitur ata te shërbimet sekrete greke dhe hungareze.

Gazetari Bozhinovski aktualisht po vuan dënimin në një burg të Novi Sadit në Serbi dhe së shpetji pritet dhe ekstradimi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori