Komisioni për verifikimin e fakteve më së voni deri në ora 17:00 në faqen e saj në internet do të publikojë
emrat e 11 bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete.
"Në bazë të materialit që kemi shfletuar del se nga 11
emrat prej tyre 4 janë shqiptarë", thonë burime brenda
Komisionit, shkruan Zhurnal.
Një pjesë e anëtarëve të
Komisionit kanë qenë kundër shqyrtimit të serishëm të lëndëve, duke e pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese pezulloi disa rregulla nga ligji i vjetër për
lustrim, ndërsa Gjykata Administrative i shfuqizoi vendimet e bashkëpunëtorëve.
Ata konsiderojnë se me shpalljen publike shkelen Kushtetuta dhe e drejta e privatësisë e personit të shpallur për bashkëpunëtor. Por, kryetari i
Komisionit për
lustrim Tome Axhiev tha se është normale që të mos ketë pajtime në mes anëtarëve të
Komisionit, por kjo nuk do të ndikojë në kredibilitetin e vendimeve. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012,
ora 16:23