Urinoni shpesh gjatë natës? Zbuloni arsyet pse ndodh kjo

Nevoja e urinimit të shpeshtë gjatë natës mund të ketë lidhje me disa kushte. Në rast se keni nevojë të urinoni më shumë se dy herë gjatë natës dhe nëse kjo zgjat për një kohë të gjatë, mund të bëhet fjalë për problemin e quajtur urinim nate. Në varësi të shkakut, urinimi gjatë natës mund të zgjidhet me anë të ilaçeve osethjeshtë duke ndryshuar disa zakone të caktuara para se të flini. Këto janë pyetjet më të zakonshme që drejtojnë personat të cilët nuk bëjnë një gjumë të qetë dhe cilësorë.

A ndodh për shkak të konsumimit të tepërt të lëngjeve?

Sigurisht që konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve ndikon në sasinë dhe në shpeshtësinë së nevojës për të urinuar. Veçanërisht nëse pini para se të shkoni në shtrat. Ajo çfarë gjithashtu nuk rekomandohet është pirja e alkoolit dhe pijeve që përmbajnë kafeinë disa orë para se të flini.

A mund të kem infeksion?
Infeksioni urinar është një tjetër arsye për urinimin e shpeshtë gjatë natës. Në rast se keni infeksion, përveç urinimit të shpeshtë, do të keni edhe dhimbje gjatë urinimit, dhimbje në bark dhe një simptom e përbarshkët dhe e shpeshtë është dhe temperatura.

A ka lidhje me moshën ?
Personat në moshë më të thyer, kanë nevoja më të shpeshta për të urinuar gjatë natës. Kjo ndodh për shkak të çlirimit të muskulaturës dhe hapjes së fshikëzës së urinës, e cila bën të pamundur mbajtjen e urines për një kohë të gjatë. Gjithashtu, me kalimin e moshës zvogëlohet edhe sekretimi I hormonit I cili I drejton veshkat të punojnë me një ritëm më të ngadalshëm gjatë kohës që jeni duke fjetur. Urinimin e shpeshtë tek personat në moshë më të thyer, shkaktohet edhe nga disa gjendje të tjera në vartësi të gjinisë: tek meshkujt, zgjerimi I prostatës mund të jetë shkak për nevojën e urinimit të shpeshtë dhe problemeve të tjera gjatë urinimit. Grate gjatë menopauses kanë rënie të sekretimit të estrogjenit, hormonit I cili shkakton ndryshime në traktin urinar. Në rast se të gjithë kanë lindur fëmijë, atëherë mund të keni një gjendje që quhet inkontenencë stresi (shkarkim I pavullnetshëm I urinës).

A e rrit nevojën për urinim pirja e ilaçeve?
Pirja e disa ilaçeve të caktuara rrit nxitjen e metabolizmit dhe shkakton urinim të shpeshtë. Veçanërisht nëse keni presion të lartë të gjakut dhe pini diuretikë qëllimi I të cilëve është të shkarkojnë ujin nga organizmi. Konsultohuni me doktorin tuaj, këto ilaçe merrini herët gjatë ditës ose ndryshojini ato.

A ndodh për shkak të problemit me gjumin?
Shpesh ndodh që të mos zgjoheni vetëm për shkak të urinimit, por thjesht ju del gjumi, dhe meqë tashmë jeni zgjuar ndjeni dhe nevojën për të urinuar. Ky gjumë I lehtë mund të jetë për shkak të disa çrregullimeve si depresioni , sleep apnea, dhimbja kronike, etj.

A kam problem me zemrën?
Kur zemra nuk mbushet siç duhet me gjak, shkaktohet akumilimi I ujit në pjesën e poshtme të trupit, e cila është e dukshme në pjesën e nyjeve të këmbëve (shfaqet fryerje). Kur shtriheni, trupi juaj çlirohet nga lëngjet. Ënjtjen e këmbëve mund ta reduktoni duke I mbajtur këmbët në një pozicion më të lartë dhe të përshtatshëm gjatë momentit kur qëndroni ulur.

Çfarë tjetër mund të jetë problem?
Nëqoftëse jeni lodhur duke u munduar për tëa zgjidhur këtë problem, ndërkohë që ai përkeqësohet, atëherë është e mundur që të bëhet fjalë për tumor në fshikëzën e urinës, tumor në prostatë, fshikëz hiperaktive, cystitis, shtatzënia, mbipesha trupore. Gjendjet të cilat e bëjnë trupin që të prodhojë më tepër urinë janë: diabeti, dëmtimi I mëlçisë, sëmundjet neurologjike si Alzheimer dhe sëmundja e Parkinsonit.


Shtuar 3.06.2020 21:55