Specialja godet me aktakuzën e parë për rastin “Transportuesi”
Prokuroria Speciale Publike ka ngritur aktakuzë për rastinTransportuesi” ku i dyshuar kryesor është kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski.

Lajmi bëhet i ditur nga kjo prokurori, duke theksuar se akti është dorëzuar në Gjykatën penale në Shkup para festës së Pashkëve.

Taleski dyshohet se bashkë me 22 persona tjerë kanë keqpërdorur transportin publik të nxënësve, duke shkaktuar një dëm prej 360 mijë euro, informon INA.

Ndaj Taleskit ishte dhënë masa e sigurisë e arrestit shtëpiak për këtë çështje. /Albeu.com/
Shtuar më 19/04/2017, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori