Spasovski për qeverinë teknike: Është formuar që të zhvillohen zgjedhje demokratike
Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se qeveria teknike është formuar që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike, njofton Shenja. Duke folur për ligjin për Prokurorinë Publike, ai tha se kjo ka qenë temë diskutimi edhe në takimin me eurokomisarin Varheji, ku është theksuar rëndësia e miratimit të këtij ligji.

“Kjo qeveri nuk është formuar që dikush të ketë më shumë apo më pak kredibilitet apo legjitimitet, por thjeshtë të gjithë së bashku të integrohemi në institucione dhe në fund të gjithë së bashku të garantojmë se përmes një atmosfere fer dhe demokratike, do t’u japim mundësi qytetarëve që të vendosim në mënyrë të lirë të vendosin për atë se në çfarë rruge do të lëviz shteti në periudhën vijuese dhe ajo detyra bazë dhe përgjegjësi e të gjithë ne shkruan shenja.

Për këtë apeloj që dialogu duhet të rezistoj në këtë periudhë, si vlerë më e lartë demokratike. Ku do të dëshmohet më së shumti ajo, nëse jo aty ku duhet – në institucionet e sistemit”, deklaroi kryeministri teknik Oliver Spasovski.
Shtuar më 18/01/2020, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori