E FUNDIT/ Fluturon kurba, 4 viktima dhe 93 raste të reja
Spasovski: Nëse përkeqësohet situata, rikthejmë kufizimet
Maqedonia e Veriut është një nga vendet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që sot publikoi masat lehtësuese si dhe rikthimin në normalitet, pas masave kufizuese dhe orës policore në përballimin e situatës me koronavirusin.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski paralajmëroi se nëse në të ardhmen përsëri përkeqësohet situata me virusin dhe rritet numri i të infektuarve, atëherë do të rikthehen masat kufizuese.

Që kufizimet më rigoroze të mos përsëriten, ai u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat më të buta, si mbajtja e maskave, distancës dhe larja e duarve. Kryeministri Spasovski tha se heqja e masave kufizuese nuk nënkupton se kemi fituar betejën me koronavirusin.

Spasovski këtë e paralajmëroi në konferencën për shtyp ku shpalosi vendimin e Qeverisë për lehtësimin e masave kufizuese.

“Prej nesër më 27 maj, në mënyrë të plotë hiqet ndalesa për lëvizje në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të enjten më 28 maj, fillojnë me punë hoteleritë në Maqedoninë e Veriut me protokoll preciz në pjesët e hapura, përkatësisht terasat e këtyre objekteve”, theksoi kryeministri Spasovski.

Sipas tij, nga 1 qershori fillon puna normale për të gjithë punonjësit por duke respektuar protokollet e ndryshme dhe se ky vendim nuk vlen për të sëmurët kronik dhe për njërin prind që ka fëmijë deri në 9 vjet.

Po ashtu një nga masat e tjera është se shtetasit e Maqedonisë së Veriut që vijnë nga vendet e tjera nuk do të qëndrojnë në karantinë, por do të shkojnë në vetizolim shtëpiak, megjithatë kjo vlen vetëm për ata që kanë test negativ për coronavirus të bërë gjatë 72 orëve të fundit.
Shtuar më 26/05/2020, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori