Sirena angleze për Milinkovic-Savic, Igli Tare shqyrton situatën

Mesfushori i Lazios, Milinkovic-Savic, mund të jetë një nga të sakrifikuarit e ekipit kryeqytetas këtë merkato.

27-vjeçari ka qenë pothuajse gjithmonë i shumëkërkuar nga ekipet e mëdha evropiane, por Lotitto është treguar gjithmonë i përmbajtur për ta shitur. Këtë herë duket se nuk do të jetë kështu.

Për Milinkovic-Savic ka dy të interesuar, Manchester United dhe Chelsea.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Igli Tare do të fluturojë për në Londër për të dëgjuar interesimin dhe ofertat e dy klubeve angleze./ h.ll/albeu.com