Spasovski: Gruevski dhe Ahmeti duhet të përgjigjen edhe për gjenocid
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Prilepit ditën e djeshme dolën në protestën e organizuar nga “Revolucioni Laraman”, për të kundërshtuar vendmin e presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën i fali politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime.

Me këtë rast, përpara masës ka mbajtur fjalim sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili deklaroi se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, duhet të përgjigjen edhe për gjenocid, shkruan Portalb.

“Pa drejtësi nuk a jetë, në këto 10 vjet, jo vetëm që na e morën lirinë dhe demokracinë, por na e morën edhe ardhmërinë. Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti duhet të përgjigjen edhe për gjenocid. Institucionet janë të okupuara, për atë është koha që bashkë të luftojmë dhe të lirohemi nga familja, nga ata që 10 vjet vjedhin nga ky popull i përvuajtur”, u shpreh Spasovski. /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori