Spasovski dënon ngritjen e flamurit shqiptar në Kumanovë

Deputeti i LSDM-së nga Kumanova, Oliver Spasovski, ka dënuar aktin e sotëm të heqjes së flamurit të Maqedonisë dhe vendosjes së atij shqiptar.

Spasovski e ka quajtur akt të turpshëm vendosjen e flamurit dhe njëkohësisht u bëri thirrje që qytetarët të jenë të qetë, të tregojnë se Kumanova dhe bashkëjetesa në në këtë qytet dhe Maqedoni janë më të rëndësishme.

Dy të rinj shqiptarë ditëne sotme kanë hequr flamurin e Maqedonisë dhe e kanë vendosur atë të Shqipërisë në një shtyllë në Kumanovë.

Flamuri është vendosur rreth orës 16:00 nga të rinjtë shqiptarë, të cilët janë arrestuar më pas nga policia maqedonase. /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2017, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori