Spasovski apel qytetarëve te Kumanovës: Mos u përfshini nga paniku
Kryeministri Oliver Spasovski sonte në profilin e tij në Fejsbuk u qytetarëve te Kumanovës të jenë të matur në këto momente, duke shtuar se nuk ka hapësirë për panik për shkak te orës policore.

“‘Apeloj qytetarët e Kumanovës që të jenë të matur në këto momente, nuk ka hapësirë për panik, masa është për fundjavë dhe nuk ka nevojë të nënshtrohemi në rrezik dhe të dilet dhe blihet nëpër dyqane, dy tre ditë mund të kalohet në izolim”, ka shkruar Spasovski.

Ai ka thënë se vendimi është sjell në bazë të opinioneve të personave ekspert nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

“Ky është vendim i vështirë, restriktiv, por i patjetërsueshëm të sillet që të shpëtojmë jetët dhe shëndetin e qytetarëve dhe të pengojmë rrugën e përhapjes së virusit”, ka shkruar në Fejsbuk, numri një i qeverisë, Oliver Spasovski
Shtuar më 04/04/2020, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori