Spasov i kërkon falje kreut të BDI-së, Ali Ahmetit
Gjorgji Spsaov, ish funksionar i LSDM-së, i ka kërkuar sot falje liderit të BDI-së ALi Ahmetit, duke thënë se askush nuk guxon të tallet me Komandatin.

Spasov, me anë të një statusi në "Facebook", ka thënë se nuk ka pasur qëllim të keq, por vetëm ka treguar një përallë nga një libër ku personazhin "Todor Zhivkov" duke e zëvendësuar me emrin e Ali Ahmetit.

Kujtojmë se Spasov, pak ditë më pari tregoi një përallë me nuse. duke ofenduar rëndë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin.

"Nëse ajo përallë e ka prekur, atëherë kërkojë falje, por unë kamë menduar se ai ka më shumë njohuri për humorin", shkruan Sapsov. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori