Spasov: Fund politikave të LSDM-së në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale
Dime Spasov
Ministri i rikthyer në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale Dime Spasov ka komentuar ndërrimin e tij me ministrin e përkohshme Frosina Remenski.

Spasov për portalin Kurir ka deklaruar: ”Rrugëtimi im në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale i mbushur me projekte dhe ndryshime pozitive për Maqedoninë u pengua nga emërimi i ministres Remenski si ndryshim që e caktoi politika me qeverinë kalimtare. Remenski pengoi zhvillimin e politikave produktive për këtë ministri. Por, me largimin e saj, ju dha fund destruktivitetit. Shkojmë përpara,” ka thënë mes tjerash ministri Dime Spasov./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori