Spapovski: Më 11 dhjetor duhet të ketë zgjedhje të rregullta
Oliver Spasovski, ministri i sapoemëruar i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, sot pas zgjedhjes në Kuvend porositi se më 11 dhjetor duhet të ketë dhe do të ketë zgjedhjerregullta.

"Në Maqedoni do të ketë vetëm zgjedhjerregullta dhe kurrfarë më ndryshe dhe për atë jemi pjesë e qeverisë teknike", deklaroi Spasovski.

Ai gjithashtu në emër të ministrave të zgjedhur, ministrave dhe zëvendësministrave plotësues në Qeverinë teknike nga radhët e opozitës, premtoi se do të pengojnë çdo përpjekje për çfarëdo lloj parregullsie parazgjedhore ose zgjedhore./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori