Berisha mbyll mbledhjen e parë në selinë blu pas Kuvendit dhe ka dy fjalë për Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka mbyllur mbledhjen e parë në selinë e PD pas Kuvendit Kombëtar ku ai quan të shkarkuar nga posti Lulzim Bashën.

Pas mbledhjes, Berisha po mban fjalën e tij për mediat ku do të informojë mbi vendimet që ka marrë komisioni  Rithemelues të PD ditën e sotme.

Ish-kryeministri u shpreh se kjo është konferenca e tij më e bukur dhe më e veçantë në 31 vite karrierë politike në Shqipëri.

Ndër të tjera Berisha iu drejtua edhe Bashës duke e quajtur atë të shkarkuar nga vetë demokratët, dhe duke e akuzuar se ka marrë të gjitha karriget nga salla ku zhvilloi mbledhjen ish-kryeministri për t’i lënë ato në këmbë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime 30 vjecare, ju garantoj se kjo konferencë është më e vecanta e të gjitha të tjerave të vecanta që kanë qenë.

Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike si monument lirie, e grave, vajzave, djemve e burrave të lirë, që në kundërshtim, përballje me narkoshtetin dhe nomenklaturën apo thënë më troc me peng kryetarin por dhe presione të tjera të pandershme, ngrihen si viganë në një Kuvend të lirë dhe vendosin të shndërrojnë PD në shtëpinë e lirisë.

Vendosin të rikthejnë fuqishëm pluralizmin politik në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD në 1990, ky Kuvend ishte Kuvendi më perëndimor në rrafshin e vlerave që sanksionoi në Kushtetutën e PD-së. Jehona e këtij Kuvendi sic ishte unik në llojin e tij… /albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 14:48