Sot votojnë të burgosurit dhe të sëmurët
Në mesnatë ka përfunduar fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen ditën e nesërme, ndërsa sot është heshtje zgjedhore. Por sot do të votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe ata që janë të pafuqishëm, personat që gjenden në arrest shtëpie, personat e zhvendosur etj.

rrethin e dytë të drejtë për të votuar kanë 988 të burgosur dhe 73 persona të zhvendosur. Votimi ka filluar në orën 7:00 dhe do të mbarojë deri në orën 19:00.

Votimi për zgjedhjen e kryetarëve në rrethin e dytë do të zhvillohet në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Të drejtën për votë e kanë 1.103.175 persona në gjithsej 1614 vendvotime. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2013, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori