Sot votohet për zgjedhjet lokale në Maqedoni
Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë sot në mesditë seancën e katërt ku do të vendoset për zgjedhjet lokale.

Sipas rendit të ditës sot do zgjidhen anëtarët e komisioneve parlamentare si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor dhe i ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor propozohet zgjedhjet për anëtarë të këshillave dhe për kryetar komune në vend të mbahen në gjysmën e parë të majit, që mbahen çdo të katërtin vjet njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë në tetor.

Ndryshimet e ligjeve për arsimin fillor e të mesëm dhe për mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha në procedurë të shkurtuar, janë parashtruar nga deputetët nga shumica në pushtet dhe me ato parashikohet heqja e testimit ekstern të nxënësve. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2017, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori