Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia dhe FNSH “blindojnë” qytetin (VIDEO)

Ndërsa sonte është nata e Krishtlindjeve, Vlora është blinduar nga forca të shumta policie. Burime për albeu.com bëjnë me dije se grupe të FNSH dhe policisë së Vlorës kanë marrë masa për festat e fundvitit.

Mësohet gjithashtu se janë ngritur katër pika postoblloku në hyrje-dalje të qytetit.

Konkretisht;

-Në hyrje të qytetit

-Në Babicë

-Prane vendit “Bishti i Kalldremit”

-Brenda në qytet.

Përforcim masash për personat e shpallur në kërkim për ata me armëmbajtje pa leje etj./albeu.com


Shtuar 24.12.2022 21:31