Sot vendoset nëse Mijallkov do të qëndrojë në paraburgim
Në seancë publike në Gjykatën e Apelit sot do të shqyrtohet ankesa e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, me të cilën kërkon t’i hiqet masa e paraburgimit që i është përcaktuar pas shqiptimit të aktgjykimit në rastin “Titanik 2”.

Paraburgimin Mijallkovit më 8 mars ia përcaktoi Gjykata Penale me kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike. Të njëjtën ditë ai u dënua me tre vjet burg, për të cilin gjithashtu ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit. Për të njëjtin rast dënim prej tre burg ka marrë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg.

Ish-anëtarët e KSHZ-së, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Anea Stefanovska kanë marrë nga tre vjet për shkatërrim joligjor të votimit të zgjedhjeve lokale në Strumicë në vitin 2013 për shkak ndikimit politik.
Shtuar më 26/03/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori