Primaret në Elbasan, Boçi zbulon emrin e deputetit të Alibeajt që e uroi pasi shpalli kandidaturën

I ftuar në studion e “Radari Informativ” deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili ka shpallur dhe kandidaturën e tij në primaret e PD në Elbasan, duket se do të jetë kandidati i vetëm në zgjedhjet lokale për opozitën në zgjedhjet e 14 majit.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si do të bëjë fushatë në Elbasan pasi përballë nuk do të ketë vetëm kandidatin socialist por edhe atë të grupimit të “Alibeajt”, Boçi u shpreh i bindur se ai do të jetë i vetmi kandidat i PD-së.

Boçi gjithashtu bëri të ditur se një nga telefonatat e para që mori dhe e uroi erdhi pikërisht nga Dashnor Sula, i cili njihet si deputet që mbështet grupimin e Alibeajt.

Boçi: Telefonata më e hershme ka qenë nga deputeti Sula, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe mbështetjen pa kushte të kandidimit tim. Unë nuk dua të bëjë supozime. Nuk është se ka ndonjë tutje se do ketë ndonjë kandidat. Kandidimi im është dhe sfidë bashkimi, kam pranuar me dëshirën e mirë që të bashkoj në PD të gjithë faktorët. Një faktorë pa të gjithë faktorët do të ishte një fitore e gërvishtur. Ju thon se do ta bëni se janë sfida dyfishe, por kam bindjen se përtej deklarata të shkruara në tavolinë ndodh edhe në mënyrë natyrale, është instikt i bazës. Baza nuk e shet sinqeritetin e vet për shkak se dikush nga lart do të nxjerrë gozhdën./albeu.com


Shtuar 14.11.2022 20:18