Kryeministrja e Britanisë së Madhe,
Theresa May sot do të vijë për vizitë zyrtare në
Shkup.
Ajo do të takohet me funksionar të lartë shtetëror. Kjo është vizita e parë e ndonjë përfaqësuesi të lartë të Britanisë pas 19 viteve, gjegjësisht që nga viti 1999 kur në
Shkup për vizitë zyrtare ishte kryeministri i atëhershëm Toni Bler.
Ceremonia kryesore e pritjes së delegacionit britanik do të bëhet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku më pas do të pasojë edhe takimi me kryeministrin Zoran Zaev.
Shtuar më 17/05/2018,
ora 11:38