Autor i shumë filmave shqiptar, ndahet nga jeta Vladimir Kasaj

Autori i njohur i shumë filmave, Vladimir Kasaj, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Sipas informacioneve, mësohet se Kasaj është ndarë nga jeta për shkak të një Ishemie cerebrale.

Ai është autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’.

Kujtojmë se Vladimiri i ka kryer studimet në Rumani në Akademinë e filmit atje.

Kasaj i takon brezit të regjisoreve të viteve 70-80  dhe la një trashëgimi të madhe artistike pas./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 08:29