Sot takohen në Ohër liderët e partive politike
Pëlqej
Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, dhe tre nënkryetarët, do të diskutojnë kryesisht çështjet që lidhen me Rregulloren e Punës së Parlamentit, Kodin e Etikës dhe pavarësinë buxhetore.

Krahas paralajmërimeve për mundësinë e pranisë, komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johanes Hahn, nuk do të udhëtojë për në Ohër, por do të ketë një video-konferencë.

Dialogu do të zhvillohet sot ku të ftuar janë edhe liderët e partive parlamentare, kryeministri, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski,i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSh-së, Menduh Thaçi, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe Bilal Kasami nga Lëvizja Besa.

Takimi në kuadër të procesit “Jean Monne” mund të konsiderohet si pjesë e reformave të vendit, duke pasur parasysh se çështjet e konstituimit të Parlamentit dhe të pyetjeve të deputetëve janë pjesë e Planit 3-6-9, ndërkaq këto takime duhet të kontribuojnë në përmirësimin e dialogut dhe debatit politik.


Shtuar më 18/05/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori