Sot skadon afati për shtrimin e kandidaturave për president
Deri sot në mesnatë përfundon afati deri kur kandidatët">kandidatët për president të shtetit duhet t’i dorëzojnë kandidaturat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Kandidaturën tashmë e ka dorëzuar Blerim Reka, kandidat i opozitës shqiptare ndërsa pritet këtë ta bëjnë edhe Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së dhe koalicionit dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, transmeton MIA.

Për zyrtarizimin e kandidaturës presidenciale është e nevojshme kandidatët">kandidatët t’i dorëzojnë 10.000 nënshkrime të qytetarëve apo 30 nënshkrime të deputetëve me ç’rast KSHZ duhet në afat prej 48 orësh prej dorëzimit, ta konfirmojë kandidaturën. Nëse ka parregullsi, e njëjta kthehet, me çka në afat prej 48 orësh duhet të hiqen parregullsitë.

Fushata për president të shtetit fillon më 1 prill dhe do të zgjasë deri më 19 prill me çka pason heshtja zgjedhore. Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj. Sipas cilit numër rendor do të jenë kandidatët">kandidatët, KSHZ do ta përcaktojë më 25 mars me anë të shortit. Raund të dytë të votimit do të ketë nëse asnjë kandidat për president nuk e fiton shumicën e nevojshme të votave.
Shtuar më 21/03/2019, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori