“Irena e Sandër Mafishes”, u bë e famshme në “Pallatin 176”, por kush janë rolet e mëdha që ka luajtur aktorja (FOTO LAJM)

Merita Zoto, ose siç njihet gjerësisht, Irena e “Pallatit 176” u lind ne Tirane me 30 maj 1958. Merita ka kryer studimet e larta ne Insitutin e Larte të Arteve ne degen e drames ne 1985. Filloi pune ne Teatrin Popullor ne vitin 1985.

Ka interpretuar mbi 20 role ne teater. Korri sukses me rolin e Irenes ne komedine e fmshme “Pallati 176”, qe është roli më i mirë i saj. Ishte e pamundur që kur shfaqej Irena e famshme e Pallatit 176-të, të mos të mbeteshin sytë tek mollëzat perfekte dhe të qeshura.

Vecohen nga rolet ne teater Kristina te “Jeta e tjetrit”, Liria “Hijet e nates”, Loreta “Rajmonda”, Gruaja e Stresit “Kush e solli Doruntinen”, Sajdeja “Besa”, Xhulia “Dy zoterinj nga Verona”, Korina “Loja e pushimeve”, Antonova “Inspektori”, etj.