Sot protestohet për lirimin e Fetah Alimit
Në mesditë janë paralajmëruar protesta për drejtësi në Shkup.

Protesta do të filloj në orën 14:00. Pika e grumbullimit të protestuesve do të jetë Sheshi Skënderbeu, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejtë gjykatës.

Protesta në fjalë vjen pas dënimit me 7 vjet burg për policin shqiptar Fetah Alimi për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Familjarët e Alimit në këtë shohin rast të montuar politik. Dënimi i policit shqiptar ka nxitur reagime të shumta nga familjarët, sektori civil dhe opozita shqiptare, të cilët dënimin e konsiderojnë të padrejtë dhe të montuar politikisht.
Shtuar më 22/03/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori