Sot, protestohet kundër "Monstrës"
Pëlqej
Sot në Shkup protestohet kundër procesit "Monstra"dhe për padrejtësitë që iu bëhet shqiptarëve në Maqedoni.

Protestuesit do të nisin demonstratën nga "Çairçanja" drejt ndërtesës së qeverisë.

Sipas Këshillit Organizativ për rastin "Monstra", shteti i Maqedonisë karakterizohet nga dhuna etnike kundër shqiptarëve, si dhe nuk respekton të drejtën ligjore të pjesës dërrmuese të qytetarëve të saj.

Kërkesat që ka shtruar Këshilli Oganizativ i rastit Monstra janë si më poshtë:

1. Kërkojmë shpalljen e bijve tanë të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre;

2. Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të prokurores dhe gjykatësit të rastit dhe ndjekjen penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare;

3. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke shpall gjykimin e tyre qysh gjatë arrestimit të tyre ;

4. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të 6 shqiptarëve të pafajshëm, të dënuar me nga 3 vite burg, ku gjykata edhe në këtë rast dëshmoi se është antishqiptare e korruptuar dhe e politizuar skajshmërisht;

5. Kërkojmë që në situate të këtilla ku një popull i tërë ngritët në këmbë duke dëshmuar se në Maqedoni nuk funksionin ligji dhe drejtësia, shteti doemos të lejoj dhe mundësoj mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtar mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe të merr në mbrojtje të burgosurit dhe familjarët e tyre.

6. Po ashtu, nga ministri i drejtësisë, resor I BDI-së, kërkojmë prononcim publik, se si ai i vlerëson dënimet e 6 shqiptarëve me burgim të përjetshëm si dhe ndaj 6 protestuesve shqiptarë që u dënuan me nga 3 vite burg./albeu.com/


Shtuar më 22/08/2014, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori