Sot protesta për Tamarën, kërkohet dorëheqja e Todorov
Sot në ora 18:00 Lëvizja "Protestoj" organizon një protestë para selisës së qeverisë në Shkup me rastin 4 mujorit të vdekjes së Tamaras.

Protestuesit do të grumbullohen fillimisht para qeverisë dhe më pas do të ecin drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Nikolla Todorov.

Vogëlushja Tamara Dimovska nga Velesi humbi jetën në një klinikë teksa priste të operohejt jashtë Maqedonisë për shkak të deformitetit në boshtin kurrizor. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2015, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori