Sot, protesta në Shkup kundër rastit "Monstra"
Pëlqej
Sot në orën 13:45 minuta në lagjen Çairçanja të Shkupit, do të mbahet protesta e rradhës kundër rastit "Monstra".

Këshilli Organizativ ka ftuar studentët, intelekturalët, por si edhe të gjithë shqiptarët që të dalin dhe të protestojnë.

"Derisa ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, derisa ky shtet nuk e respekton ligjin dhe të drejtat e qytetarëve të saj, ne kuptojmë se në këtë shtet një populli të tërë i mohohet e drejta dhe liria e tij, ne besojmë se shteti dhe ligji është në mbrojtje vetëm të një etnikumi. Nëse koncepti i demokracisë është vetëm akt formal në letër dhe shprehje, atëherë vlen të besojmë se pushteti në këtë shtet është centralist me funksionimin e njëjtë të sistemit të dikurshëm diktatorial komunist”, ka apeluar Daim Luçi nga këshilli organizativ./albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori