Sot protesta kundër qeverisë "Gruevski"
Pëlqej
Çarshia e Shkupit
Partia Të Bashkuar për Maqedoninë (OM) sot do të mbajë protestën e ashtuquajtur “Kryengritja kundër Qeverisë aktuale”. Lideri i kësaj partie, Lube Boshkovski, ish-ministër i brendshëm maqedonas ka ftuar qytetarët për mbështetjen e kësaj proteste kundër politikave qeveritare.

“Frika, apatia dhe mungesa e shpresës vetëm se po e ushqejnë regjimin e kryeministrit Gruevski dhe familjes së tij. Lustrimi po shihet qartë se nuk po zbatohet dhe nuk ka vullnet politik. Të mos flasim për politikën e jashtme dhe takimet e dështuara bilaterale për emrin. Kriza ekonomike dhe borxhet e reja ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore”, theksoi Boshkovski.

Protesta deri tani nuk është mbështetur nga forcat e tjera politike opozitare.
Shtuar më 07/11/2010, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori