Sot pritet vendimi i Qeverisë për Zvërlevskin
Qeveria sot do të miratojë propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe menjëherë pas mbarimit të seancës propozimi do të dërgohet në Kuvend.

Sipas sekretarit të Qeverisë Dragi Rashkovski, pavarësisht se Kuvendi për sot nuk ka parashikuar të zhvillojë seancë, propozimi do të dërgohet menjëherë dhe do të gjejë zbatim në momentin që do të thirret seancë.

Kuvendi pasi të marrë propozimin e Qeverisë të plotësuar edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do duhet ta vëjë në rend dite votimin për shkarkimin e kryeprokurorit.

Nëse ka dëshirë, në seancë mund të vijë edhe Marko Zvrlevski për të dhënë argumente kundër shkarkimit.

Shkarkimi i Zvrlevskit bëhet me shumicë të thjeshtë ose 61 vota deputetësh që e bën mëse të qartë se Zvrlevski më do të largohet nga posti i kryeprokurorit. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori