Adriana Matoshi publikon foton pas operacionit në tru: Ma bëni hallall (FOTO LAJM)

Ka ardhur reagimi nga aktorja Adriana Matoshi pas operacionit të vështirë që ka kryer pak javë më parë në kokë.

Në këtë postim aktorja dhe deputetja ka publikuar një foto ku shfaqet me fasho në kokë, krahas së cilës ka shprehur të gjithë mirënjohjen për mbështetjen që i kanë dhënë të gjithë në këto ditë jo dhe aq të lehta.

“Faleminderit që po më shkruani e po më telefononi per të më pyetur për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur dhe duke pushuar, shumë pak në telefon dhe është e pamundur që t’i hap të gjitha mesazhet. Ma bëni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falenderuese”, ka shkruar Adriana krahas fotos.


Shtuar 14.12.2021 20:56