Sot, PE diskuton Rezolutën për Maqedoninë
Sot pasdite në Parlamentin Evropian do të shqyrtohet Rezoluta përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, e cila pritet të miratohet nesër.

Eurodeputeti Riçard Hovi ka përgatitur tekstin si rezultat të kompromisit të gjerë të arritur në kuadër të Komisionit për punë të jashtme më 8 prill të vitit 2013. Anëtarët e Komisionit me 39 vota për dhe 13 kundër nga gjithsej 203 amandamente të propozuara, miratuan 20 amandamente kompromise dhe 50-të të tjera.

Teksti për të cilin do të debatohet sot teoretikisht mund të pësojë ndryshime. Eurodeputetët kanë pasur mundësi të parashtrojnë amandamente deri dje në mbërmje, por nëse janë parashtruar tani për tani nuk dihet, pasi dokument të tillë nuk ka në internet faqen, as në distribuimin e dokumenteve të punës të PE-së./albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori