E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Sot opozita maqedonase del në protestë, ja rrugët që bllokohen
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot prej orës 17:00 është caktuar protestë në Shkup e organizuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Protesta do të fillojë nga sheshi VMRO, do të vazhdojë nëpërmjet rrugëve “Dame Gruev” dhe “Vasil Gllavinov” deri përpara ndërtesës së qeverisë.

“Për këtë arsye do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të Shkupit në periudhën pak përpara fillimit dhe gjatë mbajtjes së protestës”, thonë nga MPB.

MPB apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e zyrtarëve policor.

VMRO-DPMNE del në rrugë kundër, ashtu siç thonë ata të zezat e LSDM-së.

Siç thonë nga partia opozitare, ata protestojnë pasi që:

Jemi kundër të zezat ekonomike, kundër varfërisë, rritjen e tatimeve dhe mungesën e të ardhurave që e rëndojnë çdo qytetar, kundër ekonomisë e cila stagnon dhe po e humb frymën.
Jemi kundërzezave politike, kundër padrejtësisë dhe pasigurisë, kundër moçalit të zi politik ku persekutimi bëhet ligj, ndërkaq ligji shënjestër për përmbushje.

Jemi kundërzezave shoqërore, kundër rrezikimit të shëndetit të qytetarëve dhe jo-funksionalitetit të sistemit shëndetësor dhe vrasësit të heshtur të ndotjes e cila në vend të zvogëlohet, po stimulohet.
VMRO-DPMNE-ja i fton qytetarët që të mërkurën ta përkrahin këtë protestë antiqeveritare.
Shtuar më 28/11/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori