Sot, në axhendën e BE Maqedonia dhe Kosova
Sot vendoset nëse Maqedonia do të marrë datën për negociata për t,u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kjo do të vendoset nga Këshilli i Ministrave të BE-së, vendim që pritej pas raportit special pozitiv të Maqedonisë, të shpalluar javën e kaluar nga ana e KE-së.

Në këtë takim që do të mbahet sot në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) në Luksemburg, ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare për herë të parë do të ballafaqohen me vendimin se a do ti hapet rruga Maqedonisë për nisjen e negociatave për anëtarësim. Kushtëzimi i këtij vendimi doli nga Samiti i dhjetorit të vitit të kaluar të Këshillit Evropian, ku Maqedonia ishte përballë një sprove deri në mars se si do të veprojë dhe implementojë dialogun paraqasës të nivelit të lartë (HLAD) dhe marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë dhe Greqinë,njofton Ina.

Në këtë takim në agjendë do të jetë edhe marrëveshja e fundit Kosovë – Serbi, e firmosur javën e kaluar në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton. Kjo e fundit sot do të raportojë para ministrave të jashtëm lidhur me marrëveshjen dhe hapat e mëtejm. Ndërkohë, në qendër të vëmendjes do të jetë edhe propozimi për dhënien e vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim me Serbinë.

Në takimin e sotëm nuk pritt të sillen vendime, pasi që ato janë lënë për muajin e ardhshëm në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa konkluzat finale do të miratohen në Këshillin për Punë të Përgjithshme të KE në muajin qershor, disa ditë para Samitit të Qershorit të Këshillit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori