“Tuna është arrogante”, gazetari i njohur zbulon të pathënat e VIP-ave shqiptarë: Bleona delirante

Gazetari Flavio Qarri ishte ditën e djeshme i ftuar në emisionin “E Diell”, ku u bë pjesë edhe e rubrikës “Dielli apo Hëna”.

Ai ishte gjithashtu edhe pjesë e një loje, ku gjatë së cilës duhej t’ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ose do të përballej me dënim.

Flavio Qarri u pyet në lidhje me ‘sekretet’ që nuk i dinim për personazhet e njohur shqiptarë, duke pasur parasysh edhe eksperiencën e tij të gjatë në media. Konkretisht Nevina thoshte disa veçori, për të cilat Flavio tregonte një emër të një personazhi të famshëm shqiptar.

Sipas Flavios, personazhi më arrgonat është këngëtarja Tuna Sejdi, ndërsa më delirante Bleona Qerreti. Gjithashtu në “kategorinë” delirantë i tha edhe “të gjithë artistët e kinemasë shqiptare”, por pa përmendur mera.

Personazhi më pak i talentuar sipas gazetarit? -Eglen Laknori, ishte emri që tha Flavio, për të cilin tha se po e përmend se “do ia falë”. Gjithashtu gjatë lojës Flavio Qarri i kërkoi falje publike Ndriçim Xhepës për një deklaratë që kishte bërë për të rreth 17 vjet më parë.