Sot Minjon do ligjëroj para deputetëve
Ndërkohë që është nën vazhdimësinë e vizitës së tij dy ditore në Maqedoni, kreu i Asamblesë Parlamentare të Këshilllit të Evropës Zhan Klod Minjon do të mbajë një fjalim ditën e sotme në Kuvedin e Republikës së Maqedonisë.

Minjon ka thënë se qëllimi i vizitës së tij është që të konstatojë vetë personalisht atë që qëndron në raportin për dialog postmonitorim para shqyrtimit të tij në sesion plenar të APKE-së dhe t'i informojë autoritetet për përmbajtjen e këtij raporti.

Minjon dje kishte takim me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski dhe me koordinuesit e grupeve të deputetëve në Kuvend, ndërsa u prit edhe nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Në takimet, në mënyrë të përgjithshme, u bë fjalë për gjendjen aktuale politike, për zgjedhjet e përfunduara lokale, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2013, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori