Sot mblidhet BDI
Sot Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, njofton BDI.

Mbledhja do të mbahet, në orën 12, në selinë e BDI-së në Tetovë, njoftojnë nga BDI.

“Në mbledhje do të diskutohet rreth zgjedhjeve presidenciale, kongresin e Forumit Rinor të BDI, kongresin e forumit të gruas të BDI-së si dhe procesin e ri-regjiistrimit të anëtarësisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, dje Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut.
Shtuar më 03/03/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori