Sot, mbajnë seancë katër Komisionet Kuvendore
Seancat e sotme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të mbahen nga komisionet për çështjet evropiane, të cilat do të propozojnë-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje të tregut dhe të Ligjit për mbrojtje sociale.

Komisioni për punë dhe politikë sociale, do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje sociale.

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe menaxhim të ujërave, do të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën ndërtimore dhe të Ligjit për pyjet, të dy në lexim të parë.

Ndërsa komisioni ligjdhënës-juridik do të Propozojë-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje të tregut, propozim-ligji për prokurim dhe këmbim të dëshmive dhe të dhënave sipas obligimit zyrtar, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për shpallje të Liqenit të Prespës për monument të natyrës, propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë ndërtimore, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje sociale. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori