Sot mbahet seancë parlamentare për shkarkimin e Marko Zvërlevskit
Sot duhet të mbahet seancë parlamentare në të cilën do të debatohet në lidhje me shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevskit, shkruan Telegraf.


Seanca për ndërrimin e Zvërlevskit është propozim i qeverisë e cila ka konstatuar se ai në mënyrë joligjore dhe jo adekuate e ka kryer detyrën e tij.

Ky propozim është pranuar nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Në propozimin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, qëndron se kërkohet shkarkimi i Zvërlevskit për shkak se në mënyrë të paligjshme dhe jo profesionale ka kryer detyrën e tij.
Shtuar më 05/07/2017, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori