Sot mbahet seanca për rastin " Tenderë"
Pëlqej
Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seanca për lëndën e PSP-së “Tenderë” në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska lidhur me tenderin për zhvillimin e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë nga projekti “Shkupi 2014”.

Në këtë rast janë të akuzuar edhe dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike.

Në seancën paraprake që u mbajt më 14 maj në Gjykatë ishin prezenatuar dëshmi nga PSP, ndërsa pastaj edhe dëshmi me shkrim të mbrojtjes.


Shtuar më 20/06/2018, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori