Raketa ruse godet shtëpinë e të moshuarve në Ukrainën jugore

Një raketë ruse goditi sot një objekt që ofron kujdes për të moshuarit, ka konfirmuar guvernatori i rajonit jugor Kherson, raporton SkyNews.

Yaroslav Yanushevych tha se një “qendër geriatrike”, me gjasë një shtëpi kujdesi, u godit sot në fshatin Stepanivka.

“Okupatorët kanë vënë në shënjestër një institucion që ofron ndihmë për të moshuarit. Në objektin e qendrës janë shkatërruar portat, janë thyer xhamat dhe dyert, si dhe ka pasur dëmtime në çati dhe në verandë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar”, shtoi ai./albeu.com