Rilindja Demokratike Kombėtare do tė mbajė sot nė Tetovė Kongresin e saj pėr tė zgjedhur strukturat e larta partiake, plot njė vit pas themelimit tė saj.
RDK si partia mė e re e shqiptarėve nė Maqedoni, e kryesuar nga kryetari aktual i komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani arriti qė nė zgjedhjet e fundit parlamentare tė fitojė dy deputetė.
Kongresi fillon nė mesditė duke vijuar me zgjedhjen e kryesisė sė punės, fjalimin e liderit Rufi Osmani si dhe fjalimet e mysafirėve. Nė Kongresin e kėsaj partie si mysafirė janė konfirmuar lideri i Vetėvendosje!, Albin Kurti, lideri i LDK-sė Isa Mustafa, pėrfaqėsues tė AAK-sė, pėrfaqėsues tė
partive politike nė Maqedoni, ndėrsa nga Shqipėria ėshtė konfirmuar prania e pėrfaqėsuesve tė lartė tė PD, PS, LSI dhe
partive tjera. Nė kongres do tė jenė tė pranishėm edhe kryetarėt e komunave tė Ulqinit dhe Bujanocit, kori diplomatik, por edhe miq tė tjerė nga diaspora.
Nė kėtė kongres tė parė do tė bėhet
zgjedhja e kryetarit tė RDK-sė,
zgjedhja e anėtarėve tė Kuvendit Qendror tė RDK si dhe
zgjedhja e anėtarėve tė Kėshillit mbikėqyrės tė RDK-sė.
Kongresi vjen nė njė kohė kur tė gjitha partitė
politike po bėjnė pėrgatitjet e fundit pėr zgjedhjet e ardhshme lokale. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012,
ora 08:24