Sot Kuvendi interprelancë me qeverinë
Ashtu si çdo të enjte të fundit të muajit, edhe sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të mbajë seancën e radhës, në të cilën deputetët do të ketë pyetje nga deputetët për anëtarët e qeverisë.

Pas kthimit të opozitës maqedonase në Kuvend, seanca e parashtrimit të pyetjeve për anëtarët e kabinetit qeveritar është bërë më e zëshme, shkruan Zhurnal.

Më herët, pyetjet vinin nga deputetët e opozitës shqiptare (PDSH), dhe deputetët e pavarur, ndërsa deputetët e shumicës parlamentare paraqiteshin me pyetje të parapërgatitura. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2015, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori