Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë sot do të jape
vendimin e saj final lidhur me akuzat që janë ngritur kundër
Radovan Karaxhiçit.
Prokurorët e Gjykatës së Hagës kërkuan burg përjetë për ish-liderin e serbëve të Bosnjes, i cili akuzohet, veç tjerash për ngjarjen më kriminale pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, masakrën e Srebrenicës.
Prokurorët në fjalën e tyre thanë se Karaxhiçi ka qene lider ushtarak dhe politik i një prej fushatevë në
Bosnje, ku u vranë më shumë se 100 mijë njerëz.
Po ashtu, prokurorët kanë vlerësuar se nën komandën e tij vartësit kanë vrarë, torturuar dhe keqtrajtuar me mijëra myslimanë dhe kroatë, transmeton Rel.
Si
Radovan Karaxhiç, ashtu edhe Ratko Mlladiç, proceset gjyqësore të të cilëve po kryhen veç, kanë pretenduar se kanë ndërhyrë për të mbrojtur serbët në
Bosnje. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014,
ora 09:44